Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Partia Demokratike e Kosovës, Isni Kilaj, ka filluar fushatën zgjedhore për balotazhin e 14 nëntorit, shkruan TV Malisheva.

Me këtë rast, Kilaj ka vizituar fshatrat Ngucat, Temeqinë, Bardh dhe Bellanicë, nga ku ka marrë mbështetje të madhe në kandidaturën e tij.

Kilaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se para qytetarëve të Bellanicës, është zotuar se këtë fshat do ta bëjë me çerdhe.

Kujtojmë se Isni Kilaj dhe Ekrem Kastrati janë dy kandidatët të cilët në balotazhin e 14 nëntorit garojnë për të parin e Malishevës.

Postimi i plotë:

Mbështetja për fitoren e madhe po ndjehet çdo ditë në lagjet dhe fshatrat e Malishevës.

Në takimet që po i zhvillojë me banorët e fshatrave Ngucat, Temeqin, Bardhë e Bellanicë më japin motiv për t’ia kthyer dinjitetin qytetit tonë.

U zotova që në vitin e parë të qeverisjes sime të hap një çerdhe në fshatinë Bellanicë.

Kështu si sot të bashkuar me 14 Nëntor do të dalim bashkë për të sjellë ndryshimin që i duhet Malishevës.

Faleminderit për mbështetjen e sinqertë që po më jepni këto ditë!

Share.