Kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, ka thënë se Nisma Socialdemokrate është në shuarje dhe se, siç thotë ai, qytetarët e Malishevës nuk duan që te rikthehet kjo parti në qeverisje, shkruan TV Malisheva.
“Në përgjithësi Nisma është në shuarje e sipër dhe ne si qytetarë të Malishevës nuk duam që të rikthehet ne qeverisje”, ka thënë Kilaj.
Kilaj në emisionin N’Pult ka thënë se qeverisja e Nismës ka qenë ndër më të këqijat në nivel komunash në Kosovë.
“Për vet faktet që një nga qeverisjet më të këqija dhe më të rënda që ka jo vetëm Malisheva, por edhe Kosova në nivel komunash, është pikërisht qeverisja e Nismës në Malishevë”, deklaron ai. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: