Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar klubin e futbollit Malisheva, shkruan TV Malisheva.

Kilaj me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, ka lavdëruar klubin duke thënë se FC Malisheva këtë sezon është duke treguar rezultate të jashtëzakonshme.

“Klubi i qytetit tonë, klubi i zemrave tona, po tregohet i jashtëzakonshëm edhe në Superligë. Ani pse debutoi sivjet, në javën e gjashtë Malisheva rangohet në vendin e dytë, me vetëm një pikë më pak se lideri i tabelës. Kjo e gëzon gjithë qytetin. Kjo na gëzon secilin. Puna e palodhshme e KF Malishevës përveç se po përcillet me rezultate të mira e tifozëri të zjarrtë nga “Tornado”, do të marrë edhe mbështetje në të gjitha format nga qeverisja ime”, shkruan Kilaj në profilin e tij në Facebook, përcjell TV Malisheva.

Ja shkrimi i tij:

KF Malisheva ka bërë historinë sezonin e kaluar duke u inkuadruar në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi i qytetit tonë, klubi i zemrave tona, po tregohet i jashtëzakonshëm edhe në Superligë. Ani pse debutoi sivjet, në javën e gjashtë Malisheva rangohet në vendin e dytë, me vetëm një pikë më pak se lideri i tabelës.

Kjo e gëzon gjithë qytetin. Kjo na gëzon secilin. Puna e palodhshme e KF Malishevës përveç se po përcillet me rezultate të mira e tifozëri të zjarrtë nga “Tornado”, do të marrë edhe mbështetje në të gjitha format nga qeverisja ime.

Faleminderit trajnerit Arsim Thaçi për mikpritjen e sotme dhe punën e mrekullueshme me klubin.

Është e udhës që t’i falënderojmë edhe disa njerëz meritorë për këtë rrugëtim historik të klubit tonë: kryetarin e parë të klubit Afrim Bytyçin, kryetarin e dytë Nijazi Bytyçin dhe kryetarin aktual Driton Morina. Falënderime të veçanta e mirënjohje edhe për drejtuesit e tjerë të klubit, futbollistët e grupin e tifozëve “Tornado”.

Bashkë për klubin tonë!

Bashkë për krenarinë e qytetit!

Bashkë për Malishevën!

#177

#PDK /TV Malisheva

Share.