Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, edhe sot ka zhvilluar fushatën zgjedhore në fshatrat Lladroc dhe Fshat të ri, shkruan TV  Malisheva.

Ai në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka shkruar se në këto fshatra ka paraqitur programin e tij qeverisës, së bashku me Mirëlinda Gashin dhe Nebih Bibaj,  kandidatët e PDK-së për asamble.

Postimi i plotë:

Me kandidatët për asamble Nebih Bibaj dhe Mirëlinda Gashin, vizituam Lladrofcin dhe Fshatin e ri.

Pritja ishte madhështore dhe së bashku diskutuam thellësisht për platformën tonë për Malishevën e zhvilluar.

Qytetarët po e duan ndryshimin dhe atë nuk mund ta ndalë asnjë sulm e shpifje e kundërshtarëve tanë.

Shpifje dhe populizmit ne jemi duke iu përgjigjur me program të qartë, kurse me 17 tetor do t’i përgjigjemi edhe me fitore.

Bashkë për Lladrocin!

Bashkë për Fshatin e Ri!

Bashkë për Malishevën!

#177

#PDK

Share.