Kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isni Kilaj, ka vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në kuadër të fushatës, Kilaj po takon biznese të shumta që operojnë në Komunën e Malishevës si dhe qytetarë të shumtë, kështu duke i dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Kilaj i PDK-së ka prezantuar planin e tij për studentët.
Ai thotë se studentët janë e ardhmja e vendit, andaj edhe është zotuar se do t’u sigurojë të gjithëve transportin.
“Mbështetja për studentët është prioritet dhe zotim i yni. Ata janë e ardhmja e vendit, prandaj qeverisja ime do të jetë në çdo hap me ta. #PDK177”, shkruan Kilaj, përcjell TV Malisheva. /TV Malisheva