Kim Kardashian mesa duket paska përjetuar një ndarje shumë të dhimbshme me ish-të dashurin e saj Kanye West.

Muajt e fundit asaj i është dashur të vuajë pasojat e tradhtisë së tij dhe tani ajo ka filluar të bëhet edhe një herë Kim që të gjithë e kujtojnë.

Biznesmenja ka blerë një rezidencë në bregdet në Malibu, me vlerë gati 100 milionë dollarë, por që më në fund ka mundur ta blejë për vetëm 70 milionë dollarë.

 

Prona më parë i përkiste supermodeles Cindy Crawford dhe ndodhet në breg të detit me katër dhoma gjumi, pesë tualete, një palestër, një fushë tenisi dhe një pishinë, të gjitha të vendosura mbi 697 metra katrorë.

Rezidenca gëzon një privatësi të madhe pasi ndodhet në fund të një rruge të gjatë me makinë dhe mezi shihet nga rruga pasi është e rrethuar nga gardhe. Megjithatë, edhe pse Kim e ka blerë këtë rezidencë të re, ajo nuk e ka shitur rezidencën e saj në Hidden Hills.

Një burim pranë rrethit të motrave Kardashian ka treguar për People se është vetëm një shtëpi plazhi dhe se në asnjë mënyrë ajo nuk e shet shtëpinë që ka tani në pronësi.

Arsyeja kryesore pse amerikanja ka vendosur që të ketë këtë rezidencë është për shkak të ish të dashurit të saj Kanye West.

Reperi bleu një shtëpi pranë Kim-it dhe modelja dëshironte që të distancohej prej tij duke blerë një shtëpi tjetër ku mund të shkonte dhe nromalisht të kishte një privatësi më të madhe.

Sipas një burimi bëhet mke dije se:Duke qenë se shtëpia e Kanye është shumë afër, kjo është një mënyrë tjetër që ajo të ketë pavarësinë e saj.

Share.