Planet e fundit të yllit televiziv, Kim Kardashian për zgjerim në shtëpinë e saj në Hidden Hills e cila kushton rreth 60 milionë dollarësh kanë ndezur luftë ligjore.

Miliarderja 40-vjeçare ka hyrë në luftë me fqinjët e saj për planet e rrezikshme”për të ndërtuar një bunker nëntokësor.

Fqinjët i kanë kërkuar një gjyqtari të ndalojë ndërtimin duke thënë se mund të shkaktojë ndonjë vdekje.

Ata po ankohen se rrënimi që Kim Kardashian kërkon të bëjë është në afërsi të linjave të gazit dhe është i rrezikshëm, duke thënë se kjo lagje dëshiron ta ruaj mjedisin, shkruan DailyMail.

“Duke ecur përpara këto dy projekte zhvillimi mund të shkaktojnë humbjen e një jete,” tha një fqinj, i cili iu referua tragjedisë së shpërthimit të tubacionit të gazit San Bruno në San Bernardino, California në vitin 2010.

Shpërthimi vrau tetë persona, plagosi 58 dhe shkatërroi 38 shtëpi. /TV Malisheva

Share.