Kim Kardashian ka zbuluar se është infektuar me COVID-19.
Fansat e Keeping Up With The Kardashians aluduan se Kim e kishte marrë virusin nga djali i saj, Saint në fund të vitit të kaluar, shkruan Mirror.
Një spekulim i tillë erdhi pasi shfaqja e familjes ndërpreu xhirimet për dy javë.
Shfaqja, e cila aktualisht po transmeton sezonin e saj të 20-të dhe të fundit, shfaqte miliarderen duke biseduar me familjarët e saj.
Ajo tregonte se si po shkonin studimet me Drejtësi, ndërsa theksoi se kishte dështuar me një provim.
“Duhet të bëja mësime për 12 orë, por kam qenë shumë e sëmurë me COVID, sa që mezi ngrihesha nga shtrati për të mësuar”, u shpreh ajo.
Po ashtu ajo hodhi poshtë aludimet se ishte infektuar gjatë udhëtimit për ditëlindjen e saj të 40-të në tetor të vitit të kaluar. /TV Malisheva