Përmes një komunikate zyrtare, Bayern Munichu ka njoftuar për transferimin e mbrojtësit korean, Kim Min-jae.

Min-jae i bashkohet Bayernit nga kampioni italian, Napoli, ku shuma e transferimit të tij është plot 50 milionë euro.

Mbrojtësi nga Koreja e Jugut ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me kampionin gjerman, e cila do ta mbajë atë në “Allianz Arena” deri në muajin qershor të vitit 2028.

Min-jae do të zëvendësojë Lucas Hernandez, i cili u largua nga Bayerni drejt Paris Saint-Germain.

/TV Malisheva

Share.