Kina i kërkoi sot Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të mbështeste një propozim kino-rus për reduktimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut, me kusht që vendi të shkojë drejt denuklearizimit.

Pheniani ka bërë këto javët e fundit një sërë deklaratash të ashra dhe i vendosi Uashintonit një ultimatum për fundin e vitit 2019, duke i premtuar, në mungesë të progresit në diskutimet e tyre, një “dhuratë për Krishtlindje”.

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi dje se do të ishte dëshpëruese nëse diçka po përgatitet.

Propozimi kino-rus kërkon “rregullimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut” në funksion të etapave të kryera nga ky vend drejt një denuklearizimi të Gadishullit Korean.

Iniciativa ndodhi në momentin kur diskutimet mes Uashingtonit dhe Phenianit, që rifilluan në mënyrë spektakolare në 2018, janë bllokuar që prej dështimit në shkurt të një samiti mes drejtuesit të Shtëpisë së Bardhë dhe drejtuesit koreano-verior, Kim Jong Un.

“Gadishulli ndodhet në një periudhë të rëndësishme dhe të ndjeshme. Urgjenca për një rregullim politik është në rritje”, nënvizoi sot Geng Shuang, një zëdhënës i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme./ATSH/

Share.