Autoritetet në Kinë kanë rritur masat e kujdesit pasi një qytet në regjionin autonom të Mongolisë së Brendshme ka konfirmuar rastin e parë me murtajë, shkruan BBC.

Pacienti nga Bayannuri është në karantinë dhe në gjendje stabile.Zyrtarët e kanë rritur nivelin e paralajmërimit në shkallën 3, nga 4 shkallë.

Murtaja bubonike, që shkaktohet nga infeksioni bakterial, mund të jetë vdekjeprurëse, por edhe të trajtohet me antibiotikë të zakonshëm.

Nuk është ende e qartë se si është infektuar pacienti.

Në shkallën 3 të alarmit ndalohet gjuetia dhe ngrënia e kafshëve që mund të mbajnë bakterin që shkakton murtajën dhe po ashtu i bëhet thirrje publikut që të raportojë rastet e dyshimta./Tv Malisheva

Share.