Pas gati 3 muaj izolim, Wuhan-i, epiqendra e koronavirusit u hap të mërkurën. Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë në Kinë janë shënuar dy vdekje të reja në Wuhan të provincës Hubei.
Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se u regjistruan 63 raste të reja ku 61 janë të importuara. Mësohet se janë raportuar edhe 56 raste të reja asimptomatik.
Deri tani numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Kinë është 81 mijë e 865./ Tv Malisheva