Ambasadori i Kinës në Uashington Qin Gang ka deklaruar sot se Pekini nuk do t’i dërgojë armatim dhe municion Rusisë në mënyrë që ta përkrahë pushtimin e Ukrainës.

Ai ka theksuar se Kina do të bëjë gjithçka që të parandalojë përshkallëzimin e krizës, transmeton BBC.

Qin ka thënë këtë pasi presidenti amerikan Joe Biden e paralajmëroi homologun e tij Xi Jinping se Pekini do të përballet me pasoja nëse i dërgon “material për përkrahje” Moskës.

Pekini javën e kaluar e ka hedhur poshtë “dezinformatën” se është e gatshme t’i dërgojë armatim Rusisë./TV Malisheva

Share.