Kina nuk është një vend që i mban shumë të drejtat e njeriut, kështu që ndoshta është e çmendur të presësh që ata t’i trajtojnë kafshët më mirë.
Videoja, e cila po qarkullon në rrjetet sociale këto ditë, ka shokuar botën me brutalitetin e saj.
Ajo tregon sesi lidhën një derr në parkun kinez të Chongqing dhe e detyruan të hidhej nga një kullë e lartë 68 metra.
Kafsha e pakënaqur as nuk mund të rebelohej kur fluturoi drejt tokës, duke mos ditur se çfarë po i bënin, transmeton TV Malisheva
Mizoria e kafshëve nuk është e ndëshkueshme sipas ligjit kinez, dhe ky vend shpesh është thirrur për trajtim mizor të kafshëve. Por kjo nuk i pengon ata të vazhdojnë të organizojnë rregullisht festivale siç është festivali i mishit të qenve Yulin, ku mishi i qenve është një ushqim kryesor, shkruan ‘Independent’.
Njerëzit në mediat sociale kanë shprehur neverinë e tyre për incidentin, duke dënuar parkun.
Incidenti ndodhi më 18 janar dhe derri, i cili sipas raporteve lokale peshonte 75 kg, u shty nga kulla me një mantel vjollcë rreth shpatullave.
Ajo që ndodhi me derrin nuk u tregua më pas, megjithëse raporte të shumta të mediave lokale thonë se ai përfundimisht u dërgua në thertore.
“Vrasja e kafshëve për konsum dhe trajtimi i tyre i egër për argëtim janë dy gjëra të ndryshme,” komentoi një përdorues i rrjetit Twitter.
“Derrat përjetojnë dhimbje dhe frikë në të njëjtën mënyrë si ne, dhe kjo dredhi e neveritshme e marketingut duhet të jetë e paligjshme”, tha Jason Baker, nënkryetari i lartë i fushatës ndërkombëtare Peta, për BBC News.