Ballkani e ka nisur ndeshjen ndaj Larnes në “Fadil Vokrri” në mungesë të kapitenit Edvic Kuc në formacionin startues, edhe pse trajneri Ilir Daja e kishte përzgjedhur atë që të luante nga minuta e parë.
Por, pak para nisjes së ndeshjes, lojtari ka pasur probleme shëndetësore dhe ëhstë larguar nga formacioni, ka bërë të ditur faqja zyrtare e Ballkanit.
“Të dashur tifozë, Ju njoftojmë se për shkak të gjendjes shëndetësore, kapiteni Edvin Kuç nuk mund të startojë sonte. Në 11-shen startuese, paraqitet Almir Kryeziu”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ndeshja është e vlefshme për Ligën e Konferencës.
/TV Malisheva