Dardhat në verën e kuqe janë një ëmbëlsirë për t’u mbajtur në mend!
Me verë, por të kuqe, ajo bën një ëmbëlsirë të preferuar, të cilën do të mund ta quanim “dardha të dehur”.
Përbërësit:
– 8 dardhë;
– sheqer kafe;
– 1 yll anise;
– kanellë;
– limon;
– verë e kuqe e ëmbël
– akullore ose krem për të kompletuar.
Përgatitja:
Qëroni dardhët, duke u përpjekur që t’ua ruani formën sa më shumë që të jetë e mundur (përdorni qëruese) dhe ruani kërcellin.
Pritini një fetë të hollë nga ana e poshtme në mënyrë që dardha të qëndrojë vertikalisht.
Ngroheni një gotë verë në një tenxhere të vogël së bashku me 30 g sheqer, 1 yll anise, një copë kanellë dhe lëvoren e 1 limoni të prerë në shirita.
Kur të vlojë, ziejini të gjitha për 3 – 4 minuta.
Rregulloni dardhat vertikalisht njëra pranë tjetrës në një “tenxhere të ngadaltë”, shtoni verën dhe zieni në zjarr të ulët për 2 orë e 30 minuta.
Në gjysmën e zierjes, hidhni ato me salcën e përgatitur më parë, në mënyrë që të zhyten dhe të kenë ngjyrë të bukur.
Nëse dëshironi një salcë të ngjashme me shurupin, zhvendoseni në një tenxhere tjetër dhe ziejeni në zjarr që të trashet.
Shërbejini dardhat me akullore ose krem. /TV Malisheva