Mediat në Shqipëri pak minuta më parë kanë raportuar se vetura e liderit të VV-së si dhe kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit, është aksidentuar në Tiranë.

Nga pamjet e dërguara, shihej një automjet tip “Volvo” që kishte goditur në anën e pasme një automjet policie.

Raportohet po ashtu se në këtë aksident nuk ka të lënduar si dhe të aksidentuarit po u nënshtrohen procedurave policore.

/Fakte plus

Share.