Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar 29 persona ndërsa janë regjistruar 6 raste të reja.
Të dhënat janë të konfirmuara nga ane IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2750 raste, prej tyre 2512 janë shëruar, 83 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 155 persona. /TV Malisheva