Edwin van der Sar po vazhdon të qëndrojë në terapi intensive, por gjendja e tij mbetet e qëndrueshme.

Kjo është ajo që mund të konkludohet nga postimi i përditësimit për kushtet e ish-portierit të Ajaxit dhe Manchester United.

Holandezi nuk është në rrezik për jetën dhe situata e tij po monitorohet vazhdimisht.

Javën e kaluar Edwin van der Sar ka pasur gjakderdhje rreth trurit të tij dhe ishte dërguar me helikopter në spital.

/TV Malisheva

Share.