Bayerni do të kërkojë të kualifikohet për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke e përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë 3-2 kundër Patris – Saint – Germain.

Ndeshja zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00 në “Parkun e Princave” dhe Bayerni shkon në Francë pa shërbimet e sulmuesit kryesor Robert Lewandowski.

Trajneri gjerman Flick ka ftuar 19 lojtarë për ndeshjen e nesërme.

Kjo është skuadra e plotë:

Neuer, Nubel, Pavard, Kimich, Martinez, Sane, Choupo-Moting, Boateng, Goretzka, Davies, Sarr, Hernandez, Nianzou, Muller, Alaba, Koeman, Musiala, Stanisic, Zaiser./TV Malisheva

Share.