Këta të dy bashkë me një grup të madh të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare gjenden në një listë të re të autoriteteve serbe.

Por, derisa kjo listë mbetet të zbulohet, një tjetër tashmë është publike, dhe aty autoritetet kosovare deri diku mund ta marrin idenë se kush mund të ndalohet nga Serbia dhe nga shtetet që i zbatojnë në fletarrestet e saj.

Bëhet fjalë për “Librin e Bardhë” por në të nuk lihet gjë e zezë pa thënë për shumë nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbajnë pozita të larta shtetërore e politike.

Në mbi 180 faqe, Qeveria e Serbisë ka renditur 156, persona, që thuhet se janë koka e terrorizmit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

Me fotografi e me biografi aty janë Presidenti i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, e paraardhësin e tij në këtë post Jakup Krasniqin, si dhe ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

5

8

9

10

11

12

14

17

Share.