Qeveria ruse ka miratuar një listë të vendeve “armike” ndaj të cilave janë vendosur kundërmasa, duke përfshirë një regjim vizash për qytetarët e tyre dhe pagesa në rubla.

Informacioni për vendosjen e regjimit të vizave për qytetarët e “vendeve armike” u konfirmua sot nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Një projekt-dekret presidencial për masat e vizave po zhvillohet në përgjigje të veprimeve armiqësore nga një numër vendesh të huaja”, citohet të ketë thënë Lavrov nga BBC.

Mediat ruse raportojnë se masat do t’i përgjigjen “veprimeve armiqësore të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të saj”.

Qeveria ruse ka miratuar më parë listën e vendeve armike, ku përfshiheshin: SHBA, Kanada, vendet e BE-së, Britania e Madhe, Ukraina, Mali i Zi, Zvicra, Shqipëria, Andorra, Islanda, Lihtenshtajni, Monako, Norvegjia, San Marino, Maqedonia e Veriut, Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Shtetet Federative të Mikronezisë, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani.

Për këto vende është futur edhe detyrimi për të paguar në monedhën ruse – rubla.

Share.