“Courtois po rikuperohet shumë mirë, por është e vërtetë që ai është stërvitur shumë pak dhe nuk është komod, prandaj mundësia për të luajtur është e përjashtuar. Të shohim ndeshjen e radhës, por tani për tani duhet të stërvitet vetë”, ka shpjeguar trajneri i Real Madridit.

Në drejtim të kundërt, trajneri italian zbuloi se do të thërrasë Antonio Rudiger, pavarësisht tronditjes që pësoi mbrojtësi gjerman në ndeshjen me Shakhtar Donetsk.

“Mirë, nuk ka ankesa. Ai është një luftëtar dhe ka shumë ambicie. Ai fiton shumë në duelet fizike dhe është jashtëzakonisht i fortë. Ai ka mentalitetin dhe personalitetin e fituesit”, përfundoi ai.

/TV Malisheva

Share.