Mishi i kuq provokon polemika të shumta

Sa duhet ngrënë, pse është mirë dhe pse jo, a mund ta teprojmë? Mendimet e ekspertëve janë të ndryshme.

Çfarë nënkuptojmë kur është fjala për mishin e kuq?

Ekzistojnë disa lloje: mish gjedhi, viçi, qengji, i kafshëve të egra dhe i dhisë. Sipas përbërjes së tij ushqyese, mishi i derrit është mish i kuq, por në gatim shpesh bën pjesë te mishi i bardhë.

Kardiologu Stephen Kopki tregon se këto lloje ndahen në tri kategori: mish i bluar, mish i përpunuar dhe kategoria e fundit është një copë mishi në një formë ‘natyrore’ si një biftek.

Nuk është përpunuar, nuk ka kurrfarë shtesash. Nëse tashmë hani mish të kuq, zgjidhni atë në këtë formë – thotë ai.

Kërkimet kanë treguar se ata njerëz që rrallë hanë mish të kuq kanë më pak të ngjarë të zhvillojnë shumë sëmundje.

Pra, sa mish të kuq duhet të hamë?

Kopki thekson se gjithçka varet nga kategoria e mishit. Mishi i bluar dhe mishi i përpunuar duhet të shmangen, mirëpo ai mund të konsumohet në tërësinë e tij, siç është bifteku – por jo më shumë se 85 gramë në ditë, ose 595 gramë në javë.

Ekspertët kanë theksuar se sasia e rekomanduar e konsumimit të mishit është e njëjtë edhe për meshkujt dhe femrat.

Edhe pse disa njerëz mendojnë se eliminimi i mishit të kuq nga dieta është rigoroz, sepse njeriu ka ngrënë mish që nga zanafilla i tij.

Kardiologu thekson se në atë kohë nuk ka pasur produkte të përpunuara, hormone, shtesa dhe gjëra të ngjashme të dëmshme që ekzistojnë sot në industrinë e mishit, kështu që është normale që ushqimi të ketë ndryshuar nëpër shekuj. /TV Malisheva

Share.