Basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha ka vendosur për të ardhmen e tij.
Tashmë, kapiteni i Kosovës ka vazhduar kontratën e re me skuadrën e KB Prishtinës, shkruan Gazeta Olle.
Lajmi është publikuar nga faqja zyrtare e klubit kryeqytetas në rrjetet sociale.
Njoftimi:
Dhe në fund qershia mbi tortë…
Basketbollisti më i mirë në Kosovë i cili nuk ka nevojë për prezantim ka rinovuar kontratën me klubin tonë.
HajdePrishtinë
Mbi Prishtinë është vetëm qielli