Vetura dhe ushqimi janë maja e kënaqësisë për shumë njerëz, dhe disa kanë vendosur t’i kombinojnë ato në një – makinë të ngrënshme.
Dhe nuk nënkuptojmë një tortë në formën e një makine, por një makinë të ngrënshme në të cilën mund të ulesh dhe ta ngasësh për pak kohë.
Sigurisht, me kusht që të jetë në tatëpjetë, sepse një makinë e tillë nuk ka asnjë motor me djegie të brendshme.
Gjegjësisht, pothuajse e gjithë makina duhet të jetë e ngrënshme, kështu që thjesht nuk ka vend për shtytje.
E montuar në një shasi alumini, makina gati 300 kg u përgatit nga nëntë shefa pastë për nëntë orë të plota.
Ekipi drejtohej nga Mike Elder nga The Black Sheep Custom Cakes, i cili konkurroi në një automjet, ndërsa në një tjetër, një kopje e një makine të vitit 1991, piloti i famshëm amerikan Michael Andretti.
Makina që po ngiste Andretti përfundimisht fitoi.
Ai voziti me një shpejtësi prej 27.5 km/orë dhe e përshkoi pak më shumë se 108 metra, sa për të hyrë në Librin e Rekordeve Guinness.
Më vonë makina u pre dhe iu dhurua një organizate lokale që kujdeset për të pastrehët.