Almeda Abazi tashmë ka treguar se djalit të saj, Efehan, i ka mësuar edhe gjuhën shqipe.

Ndërkohë së fundmi Almeda, Tolgahan dhe Efehan ishin të ftuar në një emision turk, ajo ka publikuar një video shumë të ëmbël, në të cilën ka treguar se Efehan i pëlqen muzika shqipe.

Gjatë emisionit Efehan i ka kërkuar mamit të tij të dëgjoj këngën e tij të preferuar “Qengji i vogël” dhe Almeda nuk ka ngurruar aspak për t`ia lejuar atij.

Vlen të theksohet se para disa muajve ajo dhe Tolgahan zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë dhe këtë herë presin një vajzë. /TV Malisheva

Share.