Sot do të luhet vetëm një ndeshje në Superligën e Kosovës, ajo mes Gjilanit dhe Ballkanit.
E paraparë të luhej sot ishte edhe derbi tjetër mes Prishtinës dhe Dritës, por u shty nga KE i FFK-së.
Gjithsesi, dy pretedentët për titull që sezonin e kaluar ishin në garë të ashpër deri në fund, takohen sot me fillim nga ora 13:30.
Gjilani ka një humbje dhe një fitore në dy ndeshjet e para, ndërsa Ballkani ka arritur të arkëtojë pikë të plota.
Mbetet të shihet se kush do të triumfojë sot, dhe shpresojmë se spektakli do të jetë i garantuar ashtu si në ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuadrave.