Malishevë, 10 shtator

Kuvendi Komunal i Malishevë ka filluar të mbaj dëgjimet publike për propozim buxhetin e Komunës së Malishevës për vitin 2020 – 2022, me theksë të veçantë për vitin 2020.
Dëgjimi i parë publik për propozim buxhetin u mbajt në qytetin e Malishevës dhe në fshatrat Mirushë e Burim.
Sipas, Kryesuesi të Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina, këto dëgjime u mbajten sipas orarit të publikuar dhe do të vazhdojnë të mbahen në ditët në vijim sipas planifikimit.
Me datën 10.09.2019 në fshatrat, Gurbardh në ora 18:00 në shkollë, në Lubizhdë në ora 19:00 në shkollë dhe në Turjakë në ora 20:00 në shkollë , prandaj ftojmë të gjithë qyterarët që të marrin pjesë në këto dëgjime publike për buxhetin.
Kërkesat e qytetarëve ishin në përgjithësi për infrastrukturën, kanalizime, ndriçim, rrugë etj.

Share.