Malishevë, 16 tetor
Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur mbledhjen e tretë të jashtëzakonshme, ku në rend dite ishin katër vendime të mëhershme, të cilat janë kthyera nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për rishqyrtim, ku tri prej katër vendimeve janë harmonizuar në bazë të rekomandimeve, ndërsa një vendim është shfuqizuar për të vazhduar me procedurat tjera.
Vendimi për caktimin e lokacionit për “Park të Memorialit të UÇK-së” dhe vendimi për ndërtimin e shtëpisë së komunitetit, janë plotësuar sipas rekomandimeve, e po ashtu edhe vendimi për bartjen dhe ridestinimin e mjeteve vetanake nga viti 2017 dhe 2018, në vitin 2019, pas shqyrtimit janë miratuar sipas rekomandimeve të dhëna.
Ndërsa vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Malishevë, është shfuqizuar, me qëllim të zhvillimit të procedurave tjera, për caktimin e atij lokacioni për ndërtimin e objektit në fjalë.

Share.