Kuvendi i Komunës së Malishevës, i udhëhequr nga kryesuesi Rrahim Morina, sot e ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt, ku në mesin pikave për shqyrtim dhe debat, ishte edhe drafti i buxhetit të Komunës së Malishevës, për vitin 2021, i cili sot u shqyrtua dhe u debatua në lexim të parë, ndërsa të fillim të javës së ardhshme, pritet të shqyrtohet në lexim të dytë dhe të miratohet.
Fillimisht, anëtarëve të kuvendit, u drejtua Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili në pika të shkurtra e prezantoi buxhetin, ndërsa në detaje, buxhetin para anëtarëve të kuvendit e ka prezantuar drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku.
Sipas drejtorit Mazreku, buxheti i planifikuar për vitin 2021, për Komunën e Malishevës, është afër 15 milion euro, ndërsa për investime kapitale janë të planifikuara 4.1 milion euro.
Gjatë shqyrtimit, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, e kanë shqyrtuar këtë draft të buxheti, si dhe i kanë propozimet dhe mendimet e tyre, sidomos për pjesën e investimeve kapitale. Shqyrtimi i dytë i draft buxhetit do të bëhet të martën e ardhshme, më 29 shtator.
Në mbledhjen e sotme, KK i Malishevës, e ka shqyrtuar edhe raportin e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, për përfundimin e vitit shkollor 2019/2020, si dhe përgatitjet për vitin e ri shkollor, 2020/2021, raport të cilin e ka prezantuar drejtori i DAE, Blerim Thaçi.
Edhe në shqyrtimin e këtij raporti, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, i paraqitur mendimet e tyre, në veçanti për fillimin e vitit të ri shkollor, si dhe kanë parashtruar shumë pyetje lidhur me situatën me pandemi dhe përgatitjet e bërë për zhvillimin e porosit mësimor në këtë situatë. Në të gjitha pyetjet e drejtuara, është përgjigju drejtori i DAE./TV Malisheva