Kosova do të ballafaqohet nesër më Rumaninë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Para kësaj sfide, sot, në konferencë për media do të flas trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse nga ora 16:30.

Po ashtu, sot konferencë për media do të flas edhe Kombëtarja e Rumanisë, me fillim nga ora 17:30.

Në agjendën e zbuluar nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës bëhet e ditur se të dy kombëtaret sot do t’i zhvillojnë edhe stërvitjet e fundit para ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/TV Malisheva

Share.