Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, i shoqëruar nga nënkryetari z. Vesel Krasniqi dhe drejtorë komunalë pritën në takim pune, ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, njëherit nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit ” Ndërtimi i parkut Mirusha”.
Kryetari Kastrati dhe ministri Damka u zotuan se projekti ”Ndërtimi i parkut Mirusha”, do të jetë një aset jo vetëm rekreativ për qytetarët por edhe do të ndikoj drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të bizneseve dhe të mirëqenies së tyre.
Gjithashtu, kryetari Ekrem Kastrati shprehi falënderim të veçantë si dhe gatishmëri për bashkëpunim të plotë me ministrin Damka, për bashkëfinancim të projektit, i cili projekt do t’u shërbej qytetarëve tanë.
Edhe ministri Damka e uroj Komunën e Malishevës për projektin në fjalë dhe u zotua se do të jetë përherë në përkrahje të projekteve komunale.
Projekti ” Ndërtimi i parkut Mirusha”, do te filloj të realizohet brenda vitit 2023 dhe është në kuadër të Programit për Zhvillimin Rajonal PZHR 2023.
/TV Malisheva