Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën e Malishevës, nën drejtimin e kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, sot e ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit, ku krahas miratimit të planit të punës për këtë vit, është vlerësuar edhe situata e sigurisë së përgjithshme, e cila u vlerësua e qetë dhe stabile. Po ashtu, duke u bazuar në të dhënat e përgjithshme, u vlerësua se Malisheva është njëra prej komunave më të sigurta në nivel vendi.

Në fillim të këtij takimi, i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka falënderuar të gjithë anëtarët e KKSB në Malishevë, për pjesëmarrje në takim dhe për kontributin e vazhdueshëm për sigurinë në komunën tonë, e në veçanti zyrtarët policor për angazhimin e tyre, si dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe kulturën e lartë që tregojnë në fushën e sigurisë së përgjithshme.

Në vlerësimin e situatës së sigurisë, nga të gjithë anëtarët, e në veçanti nga kryetari Kastrati dhe nga komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, duke u bazuar në të raportet e përgjithshme për sigurinë, u vlerësua se Malisheva është njëra ndër komunat më të sigurta në vend dhe një komunë shembull në aspektin  sigurisë së përgjithshme.

Në fund të takimit, i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka njoftuar anëtarët e KKSB-së, se pavarësisht zbutjes së situatës me pandeminë Covid-19, Komuna e Malishevës, është duke u marrë menaxhimin e kësaj situate me seriozitetin e njëjtë, si dhe ka bërë të ditur se janë duke u bërë përgatitjet edhe për menaxhimin e endemisë me ethet hemorragjike krime kongo (EHKK).

/TV Malisheva

Share.