Malishevë, 19 shtator
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot e ka mbajtur mbledhjen e katër të rregullt, ku është trajtuar situata e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës, situatë e cila u vlerësua e qetë dhe stabile, dhe pa tendencë të prishjes së saj.
Në raportin e paraqitur nga komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, situata e sigurisë, bazuar në raportet policore, vlerësohet e mirë dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate. Ai më pas gjithashtu ka folur edhe për çështje tjera, e që lidhen me sigurinë, ku ka bërë të ditur se tani është rritur numri i zyrtarëve policor në stacionin në Malishevë dhe ofrimi i shërbimeve dhe efektshmëria në punë, do të jenë shumë më cilësore dhe më të shpejta.
Konkluzion nga mbledhja e sotme KKSB-së, ishte: Komuna e Malishevës, vazhdon të jetë një vend i sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë këtu, ndërsa rekomandim i këtij takimi ishte: Të zgjerohet sistemi i rrjetit të videokamerave dhe të montohen vendparkingjet për personat me nevoja të veçanta.

Share.