Të martën është gjetur një person pa shenja jete në Rahovec. Viktima është Betim Berisha, 30-vjeçar nga fshati Fortesë.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, duke u varur në litar.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e nënës së të ndjerit, e cila ka gjetur trupin e pajetë dhe ka tentuar ta shpëtojë duke këputur litarin.

Open photo

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.

/TV Malisheva

Share.