Pas golit të mrekullueshëm të Mirlind Dakut ajo që ra në sy gjatë festimit të tij ishte tatuazhi mbi shpatullën e tij “KATANA 138”.
Shumëkush mund të ketë pyetur veten se çfaë kuptimi ka ai tatuazh që menjëherë pushtoi rrjetet sociale.
KATANA ishte pseudonimi i Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani, 138 është numri i Brigadës së Agim Ramadanit, e lavdishmja Brigada 138.
Këmba mbi një gur simbolizon Betejën e Koshares, ku UÇK nën udhëheqjen e Komandant Katanës theu gurin e kufirit me Shqipërinë, duke e hequr për herë të parë edhe formalisht kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Janë të njohura vargjet e Agim Ramadanit:
“M’u shterrshin sytë nëse pushoj,
lirinë tënde me ëndërrue,
mallkue qoftë gjaku im,
nëse më vrasin pa luftue”.
/TV Malisheva