Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sot ka kritikuar idenë e shkëmbimit të territoreve, duke thënë se kjo do të mund të sillte luftë.
Sipas Klinakut, është e kundërta.
Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka shkruar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe mund të sjell luftë.
“Pikërisht është e kundërta: Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të sjell luftë”, ka shkruar Klinaku.
/TV Malisheva