Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se më shumë se 100 njerëz u vranë në kryeqytet që kur Rusia pushtoi Ukrainën.
Ai shtoi se 82 ndërtesa të larta janë shkatërruar në Kiev që nga shpërthimi i luftës.
“Katër fëmijë në qytet u vranë dhe 16 fëmijë janë në spital”, tha Klitschko.
Ai shtoi se qeveria nuk kishte arritur të identifikonte më shumë se 20 trupa në Kiev. BBC nuk ka arritur të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime.