Vitali Klitschko, Kryebashkiaku i Kievit ka bërë të ditur se një grua ka mbetur e vdekur si pasojë e një sulmi me dron rus këtë mëngjes në Kiev.

Ai gjithashtu tregoi se edhe një person ka mbetur nën rrënoja.

“Trupi i një gruaje të vdekur u nxor nga nën rrënojat e një shtëpie në lagjen Shevchenkivskyi, ku një shpërthim ndodhi si rezultat i një sulmi me dron. Nën rrënoja është edhe një person tjetër. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë”, u shpreh ai.  /TV Malisheva

Share.