Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në një intervistë për “Bild” ka zbuluar se çfarë po e ndal atë që t’i bashkohet Kombëtares së Gjermanisë në rolin e trajnerit.
Vazhdimisht spekulohet se Klopp do të jetë trajneri i ardhshëm i Gjermanisë, pavarësisht se ai ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2026.
Tani, Klopp ka thënë se besnikëria e tij nuk po e lejon atë që ta lë Liverpoolin për Gjermaninë.
“Puna e trajnerit në Kombëtaren e Gjermanisë është dhe do të ishte gjithmonë një nder i madh, nuk ka dyshime për këtë gjë. Problemi që qëndron përpara është besnikëria ime. Nuk mund ta lë Liverpoolin tani dhe të them që po e marr drejtimin e Gjermanisë. Nuk funksionon kështu. Dhe kërkimi nuk ekziston”, tha Klopp.
“Nëse në një pikë më duhet ta bëjë atë, atëherë më duhet të jem i lirë, dhe nuk jam për momentin”, shtoi më tej Klopp.