Klopp është i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Genk, mirëpo thotë se lojtarët e tij nuk shfrytëzuan rastet e shumta që kishin dhe ky ishte problemi i sotëm.

Liverpool fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Genk, për të vazhduar ecurinë e mirë në Ligën e Kampionëve

“Ne nuk i konkretizuam shanse tona. Kishim shumë goditje dhe disa shanse vërtet të mëdha që zakonisht i konkretizojmë. Ne nuk e bëmë këtë dhe kjo e la lojën të hapur”, tha fillimisht Klopp.

“Ishte një gol i mirë i shënuar nga Genk. Kemi pak probleme, por jo shumë. Me rëndësi e kemi kryer punën”, vazhdoi tekniku gjerman.“Nesër do të jetë një ditë e bukur relaksuese për të gjithë dhe më pas starton përgatitja për Manchester Cityn”, përfundoi ai.

Share.