Klubi i atletikës “Malishevës” ka fituar 4 medalje në krosin e bardhë që u mbajt sot në Parkun e Gërmisë të Prishtinës, raporton TV Malisheva.
Garuesit nga Malisheva ishin fantastik në këtë garë – ku fituan 3 medalje të arta dhe 1 të argjendë.
Olti Bytyçi U16 fitoi të artën në garën 2km, Ylli Bytyçi U16 fitoi gjithashtu të artën në garën 4 km.
Garuesja, Arbnore Berisha gjithashtu fitoi vendin e parë në 8km.
Enis Bytyçi fitoi vendin e dytë në garën 2km të gjeneratës U16.
/TVMalisheva/