Klubi anglez, Crystal Palace përmes një komunikate zyrtare e ka konfirmuar se Patrick Vieira është larguar nga pozita e trajnerit.

Po ashtu, tre pjesëtarë të stafit të trajnerëve të Vieiras – Osian Roberts, Krisitan Wilson dhe Said Aigoun – janë larguar nga klubi, raporton TV Malisheva.

“Me keqardhje të madhe është marrë ky vendim i vështirë. Në fund të fundit, rezultatet në muajt e fundit na kanë vendosur në një pozicion të pasigurt në ligë dhe ne ndjemë se një ndryshim është i nevojshëm për të na dhënë mundësinë më të mirë për të ruajtur statusin e Premier Ligës”, tha pronari i Crystal Palace, Steve Parish.

“Patrick ka dhënë gjithçka për klubin dhe ne të gjithë e falënderojmë atë dhe ekipin e tij për shërbimin e tyre. Ne gjithashtu i urojmë Patrick, Osian, Kristian dhe Saïd më të mirën për të ardhmen e tyre”, tha më tej Parish.

Crystal Palace gjithashtu njofton se ka filluar procesin për të gjetur një trajner të ri, ndërsa trajneri i portierëve, Dean Kiely do të mbetet në klub.

/TV Malisheva

Share.