Klubi i Prodhuesve të Kosovës me anë të një komunikate ka reaguar ndaj siç thuhet ‘ keqpërdorimit të imazhit të kompanisë Fluidi nga kompania sllovene Promax Stav’.Sipas Klubit të Prodhuesve kompania sllovene ka keqpërdorur ambalazhin e produktit Jaffa Champion të kompanisë Fluidi duke e dëmtuar reputacionin dhe duke e lidhur me veprime që nuk kanë të bëjnë aspak me kompaninë Fluidi.
“Kompania sllovene ka blerë produktet e Jaffa Champion në Maqedoni, paketimet të cilat më pas i ka zbrazur duke i mbushur me duhan dhe rërë dhe më pas ka bërë kontrabandimin e tyre drejt shteteve të Evropës”, thuhet në reagim.Klubi i Prodhuesve shpreh shqetësimin dhe kërkon nga autoritetet e Kosovës që të reagojnë dhe kërkojnë zbardhje të rastit, e gjithashtu edhe të mbrojnë produktet e vendit të cilat kanë arritur me shumë mund dhe sakrificë të dëshmojnë për kualitetin e tyre si në tregun e vendit po ashtu edhe në tregjet ndërkombëtare.

Share.