Ish-sulmuesi i mirënjohur Miliaim Rama ka qenë futbollisti i parë shqiptar i cili ka përfaqësuar Zvicrrën, por ai është edhe legjendë e skuadrës zvicerane FC Thun,
Rama është shënuesi më i mirë në histori të skuadrës zvicerane me 105 gola të shënuara. Në ditëlindjen e 122 të klubit, FC Thun e ka kujtuar futbollistin e lindur në Viti të Kosovës.
Rama luajti prej 1997 deri më 2004 te Thun, pastaj kaloi te Augsburg, një vit në Schaffhausen dhe sërish të Thuni (2006-12).
Për Zvicrën regjistroi shtatë paraqitje duke u paraqitur edhe në Kampionatin Evropian “Euro 2004”.
Rama tashmë 44-vjeçar tashmë punon si menaxher futbollistësh në Zvicër.