BIK-u , me vendimin se nuk do të falet namazi i KurbanBajrami tnë xhami, për shkak të pandemisë së shkaktuarnga COVID-19 bëri një veprim shumë të mire në mbrojtje të shëndetit të besimtarëve që do ta falni nnamazin në xhami por edhe të familjeve të tyre dhe rrethit kujetojnë.
Duhet të respektohen rekomandimet e IKSHPK- ës e që janë materializuar me vendime kufizuese ngaqeveria e Kosovës përkatësisht nga Ministria e Shëndetësisë që, përqëllim kanë mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve të Kosovës.
Disa biznese që kanë përfituar me zgjatje të orarit të punës duhet të sillen dhe ndërmarrin masa sipas rekomandimeve në të kundërtën nuk do të kenë të drejtë nesër ta sulmojnë as qeverinë e Kosovës e as ministrin e Shëndetësisë .
As kryeministri i Kosovës e as ministri I Shëndetësisë nuk mund të jenë fajtorë kujdestarë për mos rrespektimin e masave mbrojtëse nga bizneset dhe qytetarët.
KMDLNj -ë sugjeron qytetarët e Kosovës në përgjithësi, dhe besimtarët e besimit islamë, në veçanti t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse , të festojnë festën e Kurban Bajramit në shtëpi, pa bërë vizita familjare si më pare dhe në këtë kontekst e mbështetë vendimin e BIK-ut në tërësi si kontribut përluftimin e pandemisësëshkaktuarnga COVID-19.
Të drejtat fetare janë të drejta të njeriut që janë të rregulluara dhe mbrohen me ligjn në situate anormale.Në situaten aktuale në tëcilen gjindemi, KMDLNj -ë vlerëson se me masat kufizuese, besimtarëve të besimitislamë nuk u janë shkelur të drejtat e njeriut për faktin që e drejta për jetë është themeli të gjitha tëdrejtave mbi të cilën ndërtohen dhe realizohen të drejtat tjera./Tv Malisheva