Në fshatin Ngucat të Malishevës kanë filluar punimet në projektin “Kodra e UÇK-së”, shkruan TV Malisheva.

Ky projekt është financuar nga vetë banorët e këtij fshati dhe jo vetëm, ngase mori përkrahje të madhe edhe përtej qytetit e kufinjve të Kosovës.

Projekti është një kompleks që përveç UÇK-së gjigande, ka në plan të krijojë parqe, murin kala, dhe të tjera.

Krejt kjo u bë e mundur falë vullnetit të banorëve dhe gatishmërisë për t’i vulosur tri shkronjat e shenjta të UÇK-së në pikën më të lartë të këtij fshati.

Pamje nga projekti:

/TV Malisheva

 

Share.