Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshje sponsorizimi me Radio Televizionin e Kosovës.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin presidenti i KOK-ut Besim Hasani dhe drejtori gjeneral i RTK-së, Ngadhënjim Kastrati të cilët edhe bënë nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

I pari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani u shpreh shumë i lumtur me arritjen e kësaj marrëveshje duke theksuar se institucioni të cilin ai e udhëheq ka nevojë për një mbështetje nga RTK.

Hasani: RTK do të na mbështes për të ardhmen

 

“Një marrëveshje e cila vjen si një rezultat afatgjatë i bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve e që kjo po kurorëzohet dhe me një kurorëzim të këtij bashkëpunimi, padyshim që do të ndikojë qe dy brendet tona të ngritën në një nivel më të lartë duke ndihmuar njëri-tjetrin. Ne vërtet e mbështesim sportin, e mbështesim edhe sportistët elitarë por edhe sportistët kreativ dhe sportin për të gjithë siç është i njohur sepse është edhe me hartën olimpike por edhe me statut të Komitetit Olimpik të Kosovës”, tha Hasani.

Ndërsa drejtori gjeneral i RTK-së, Ngadhënjim Kastrati tha se qysh në takimin e parë me drejtuesit e KOK-ut kanë rënë dakord për këtë marrëveshje.

Kastrati: Qysh në takimin e parë kemi arritur marrëveshje

 

“Në takimin e parë që kemi pasur me presidentin dhe Shasivarin që ditën e parë menjëherë jemi pajtuar edhe kemi pranuar qe të mbështesim të gjitha aktivitetet e Komitetit Olimpik të Kosovës edhe ato të cilat kanë qenë në Kosovë deri më tash i kemi përcjellë edhe në mënyrë te drejtpërdrejt dhe do të mundohemi që edhe në të ardhmen të përcjellim duke ditur edhe sukseset e sportistëve kosovarë që kanë mar rë pjesë në Lojëra Olimpike”, tha Kastrati.

Marrëveshja mes RTK-së dhe KOK-ut u nënshkrua për një afat 4-vjeçar.

Share.