Dy të arrestuarit për kokainën e sekuestruar në portin e Durrësit janë lënë sot në burg.

Gjykata e Durrësit caktoi arrest në burg pa afat për Arben Ferizin, administratorin e kompanisë për të cilën mbërriti në portin e Durrësit kontejneri me mish pule brenda të cilit u gjetën 45.5 kg kokainë.

E ndërsa Ferizi u la në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve, për Egert Vargun, agjentin doganor është vendosur masa arrest në burg me afat 18 ditor, kohë e mjaftueshme sipas gjykatës për të përcaktuar rolin e tij në trafikun e mbetur në tentativë të kokainës që do të kalonte transit nga porti i Durrësit drejt Maqedonisë së Veriut.

Ngarkesa me mish pule ishte porositur në Brazil nga kompania e përpunimit të mishit “Apetit Group” me qendër në Kosovë dhe degë të saj në Maqedoninë e Veriut./Top Channel/

/TV Malisheva

Share.